Lajme Shqip Thursday, 03 September 2015 19:26

Rita Ora ka deklaruar se i urren rregullat kur bëhet fjalë për performancat e saj në skenë

Anëtarja e jurisë së X Factor thotë se duhet të ketë sens lirie ndërmjet saj, grupit muzikor dhe ekipit të saj në përgjithësi kur ajo këndon në skenë.

Këngëtarja, e cila i është bashkangjitur emisionit X Factor pasi e ka lënë atë të formatit të njejtë, The Voice, insiston se performancat live janë gjëja e saj e parapëlqyer.

Duke e përshkruar qasjen e saj për argëtim të fansave dhe lënien e përshtypjes tek audienca, ajo thotë se “e gjitha ka të bëjë me mos pasjen e rregullave”.

Bjondja së fundmi ka qenë pre e ofendimeve për shkak të bashkëpunimit me Chris Brown. Por ajo ka deklaruar se e kaluara e tij e dhunshme nuk ka paraqitur problem për të dhe është e kënaqur që ai pranoi të bashkëpunonte me të.

“Unë e respektoj punën e tij dhe mendoj se zëri i tij u përshtat mjaft mirë me këngën. Unë thjesht jam një fanse dhe ndihem jashtëzakonisht mirënjohëse ndaj tij që ka pranuar të më mbështesë”, ka thënë Rita.