Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 13:12

Rita Ora duket se i ka treguar Chris Brownit për origjinën e saj.

Dhe madje në një intervistë Rita ka pohuar se Chris Brown ka pasur mendim pozitiv për shqiptarët.

“I kam folur Chris Brown për vendin tim. Më tha se ai kishte dëgjuar për shqiptarët dhekur e pyeta se çfarë kishte dëgjuar, ai u përgjigj: Më duket se shquheni për besnikëri, mikpritje dhe burrëri”, transmeton Telegrafi.

“Më dolën lotë gëzimi”, u shpreh Rita.

Nuk dihet ende autenticiteti i kësaj interviste, megjithatë duket se Rita është impresionuar mjaft shumë nga fjalët e këngëtarit.