Lajme Shqip Wednesday, 02 September 2015 12:43

Përveç se është një nga këngëtaret më të suksesshme të gjeneratës së re, Rita Ora është edhe një autore këngësh.

Por, deri më tani këngëtarja nuk ka guxuar që materialet e saj muzikore t’i prezantojë për publikun e gjerë. Sidoqoftë, Rita ka treguar se çfarë e frymëzon për të krijuar.

Këngëtarja ka thënë se kryesisht i pëlqen muzika britanike, por nuk përjashton faktin se kohë pas kohe dëgjon edhe muzikën shqiptare. Rita ka shtuar se nganjëherë frymëzohet nga muzika e Kosovës, por sipas saj, kjo lloj muzike është shumë tradicionale.

Rita shprehet se në trojet shqiptarte përdoret një llojshmëri më e madhe e instrumenteve. E njëjta strukturë melodike dhe të njëjtat akorde. Megjithatë, ajo shpreson që në të ardhmen këto motive t’i bëjë pjesë edhe të këngëve të saj.