Lajme Shqip Friday, 21 August 2015 11:15

Rita falënderon fansat e saj për pëlqimin e muzikës së saj të re, që është dëgjuar nga shumë milionë sish.

“Për një ditë e gjysmë 5 milionë shikues, faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në llogarinë e saj në instagram, , transmeton Koha.net.

“Body on Me” është kënga më e re e saj, të cilën Rita e sjell në bashkëpunim me një prej këngëtarëve më të njohur të muzikës R&B, Chris Brown.

Në disa intervista të ndryshme këngëtarja me famë botërore ka folur rreth idesë prapa këtij bashkëpunimi, ku ka treguar se ishte ajo që i ka bërë ftesë Chris-it për t’u bërë pjesë e këtij projekti.