Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 08:28

Ata kanë postuar një fotografi të bukur në prapaskenën e “Teen Choice Awards” të dielën në mbrëmje, por duket se gjërat mes Rita Orës dhe Wiz Khalifa po shkojnë për mrekulli, pasi janë fotografuar përsëri në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Dy muzikantët janë parë teksa i janë drejtuar studios së regjistrimit, duke lënë kështu të nënkuptohet se një superprojekt muzikor do të vijë së shpejti.

Dyshja dukej në një gjendje shumë të mirë shpirtërore, pasi teksa ecinin përkrah njëri-tjetrit, dallohej buzëqeshja në fytyrat e tyre.