Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 15:09

Rita Ora mendon se nuk ka nevojë të zhvishet për tu dukur e bukur.

“Mua më pëlqejnë rrobat e mia unë ndjehem mirë kur dikush komenton veshjen time”, ka thënë shqiptarja nga Kosova në një intervistë që ka dhënë pak ditë më parë për BBC One.

Më tutje ajo ka shpjeguar se i pëlqejnë para së gjithash rrobat e pazakonshme.

“I urrej xhinsat”, ka pranuar ajo.

“I urrej për faktin se janë mënyra më e zakonshme e veshjes për shumicën e njerëzve”.

Rita Ora tha se shpenzon shumë kohë në veshje dhe  duke bërë makiazh.