Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 14:46

Videoklipi më i ri i këngëtares Rita Ora në bashkëpunim me Chris Brown ka marrë vëmendjen e publikut duke arritur 1 milion klikime në vetëm 12 orë.

U tha se në projektin e ri këngëtarja me prejardhje shqiptare përmend Kosovën, por kjo gjë nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Rita, në bisedën që bën në fillim të videoklipit me Chrisin flasin krejtësisht diçka tjetër.

Chris e pyet Ritën nëse është duke qëndruar në katin lart të banesës, ndërsa Rita ia kthen “Across the hall”, që në shqip do të thotë “andej koridorit”.

Në këtë videoklip dyshja janë përfshirë në disa skena shumë të nxehta.