Lajme Shqip Monday, 24 August 2015 17:25

Turneu i Ritës në Amerikë ka bërë që ajo të mungojë në premierën për shtypin këtë të mërkurë në Londër.

Ajo është anëtarja më e re e jurisë së X Factor në Angli dhe Simon Cowell ka bërë gjithçka për ta pasur Ritën në panel këtë vit.

Kjo do të thotë se ai e ka ditur që Rita ka një agjendë tejet të ngjeshur dhe mund të mungojë në disa nga puntatat e talent shout, transmeton Lajmi.net.

Rita ka munguar një herë në audicionet në Londër e tani do mungojë edhe në premierën e së mërkurës pasi ajo po bën turneun promovues në Amerikë.

ITV dhe të gjithë organizatorët ndihen shumë keq për këtë shkak, pasi Rita tërheqë shumë nga audienca, por turneu është planifikuar para se ajo të nënshkruajë për X Factor.