Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 13:14

Rita Ora ka folur në një intervistë për albumin re ri, bizneset, bashkëpunimin me Ed Sheeran dhe për fjalët aspak të hijshme të A$AP Rocky.

Ritës ‘nuk ia ndie’ për fjalët e A$AP Rocky për të, por i pengon fakti që meshkujt ende flasin për femrat në atë mënyrë.

Ajo ka thënë se nuk është aspak e hidhëruar për fjalët që janë thjesht shpifje, edhe pse i pëlqen muzika e tij, transmeton Lajmi.net.

Megjithëse Rita nuk e ka ditur se reperi i ka rënë pishman për fjalët në këngën e tij dhe në mënyrë indirekte ka kërkuar falje për ‘shpifjen’, ajo përsëri ka thënë se e respekton si artist, por për femrat nuk duhet të flitet ashtu.

Rita ka treguar gjithashtu se albumi i ri për tregun amerikan do dalë aty afër festës së Krishtlindjes ndërsa mes bashkëpunimeve me artistë të njohur, ka një këngën me Ed Sheeran që ka emrin ‘US’ dhe është shkruar nga vetë artisti.

Ajo ka lajmëruar një turne që do e bëjë në Amerikë duke filluar në fund të këtij muaji, e me gjithë planifikimet për të mbajtur koncerte në lokale më të vegjël, shumë kërkesa për bileta kanë bërë që duke filluar në New York, Rita të ndërrojë lokacion duke shkuar në hapsira më të mëdha.