Lajme Shqip Sunday, 25 August 2013 10:23

Rita Ora vendosi të tërhiqte vëmendjen në rrugët e New York-ut duke dalë shëtitje me një dekolte shumë të hapur dhe pa reçipeta. Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova po ndjek hapat e kolegeve të saj si Rihanna apo Lady Gaga, të cilat muzikën e tyre e shoqërojnë edhe me veshje shumë provokuese.

Ndërsa, në një intervistë për MTV UK, 22-vjeçarja zbuloi se në shtëpi i pëlqen të vërdalliset krejtësisht nudo, shkruan albeu.

“Më pëlqen të dëgjoj muzikë e zhveshur në shtëpi. Urrej të rri e veshur pasi muzikën e shoqëroj me kërcim dhe kur kërcej dua të jem e lirshme”, tha Rita Ora.