Lajme Shqip Thursday, 15 August 2013 13:45

Rita Ora ka blerë vilë në Ulqin.

Ky lajm është bërë i ditur nga burime të medieve malazeze. Ndërkaq nga i njëjti burim thuhet se familja e këngëtares pushimet tash e sa kohë i kalojnë në këtë oazë të Malit të Zi.
Besohet se blerja e kësaj vile nga këngëtarja do të tërheq këtë të fundit që vitet e ardhshme edhe ajo të bëhet pushuese e rregullt në bregdetin e Ulqinit.