Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 14:53

New York – Ngjitja e saj në skenë dje ka qenë e madhërishme, me një performancë që vetëm diva të vërteta dhe me eskperiencë mund ta arrijnë.

Madonna, këngëtarja 53-vjeçare ka realizuar një shfaqje të mahnitshme gjatë pushimit të ndeshjes finale në NFL Super Bowl.

Kishte premtuar që do të bënte një kthim në skenë me një spektakël magjik, por kush e kishte menduar kaq magjik, aq sa VIP-a si Paula Abdul, Snoop Dogg, Mrs Osbourne ta përgëzonin menjëherë për shfaqjen e saj duke komentuar në Facebook?!

Ajo e ka elektrizuar publikun amerikan me një kolazh të këngëve të saj ‘Vogue’, ‘Like a prayer’, ‘Music’.

A nuk është ky një spektakël me të vërtetë magjepsës? (LajmeShqip.com)