Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 11:18

Busta Rhymes ka rikthyer datat e tij të koncertit në pesë qytet si Prishtina, Shkupi, Praga, Budapesti e Zagrebi. Kësisoj hip-hop artisti i njohur amerikan do të mbajë koncertin e paralajmëruar më 29 prill në kryeqytetin e Kosovës.

Drin Zatriqi, organizator i koncertit, ka konfirmuar se Rhymes ka dhënë përgjigjen definitive.
“Pas shumë bisedimeve të këtyre 48 orëve të fundit, menaxhmenti i organizimit të turneut të Rhymes ka rikthyer datat e tyre”, ka thënë Zatriqi.

Sipas tij, gjatë ditës së sotme (e enjte) pritet të publikohet një video ku Rhymes konfirmon ardhjen e tij në Prishtinë. “Shumë shpejt do të publikohet videoja”, ka thënë Zatriqi.

Rikthimi i datave është konfirmuar edhe në ueb faqen zyrtare të “American Talents Agency”, kompania që menaxhon këtë turne.

Dy ditë më parë, Rhymes kishte anuluar koncertet në turneun e tij evropian e bashkë me të edhe koncertin në Prishtinë. Rhymes   kishte ofruar datat prej 15-19 maj për koncertet në pesë qytetet.

Busta Rhymes njihet me super hitet e tij si, “Break Ya Neck”, “Touch it”, “Gimme Some more”, “Arab Money”… Gjithashtu, Busta Rhymes ka realizuar edhe 2 hite të reja, atë me Tiesto “C`mon” si dhe “Look at me noë” me Lil Wayne dhe Chris Brown.