Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 09:30

Alkooli dhe droga fatmirёsisht nuk kanё ndikuar nё zёrin e saj.

Megjithёse deri mё sot ajo ka qёnё ndёr personazhet VIP mё tё keqpёrfolur, Amy sё fundmi ka deklaruar se koncerti i drejtpёrdrejtё qё ajo do tё mbaj kёtё vit, do tё jetё nё Brazil.

Qё mbas vitit 2006 qё fitoi medaljen e Platinit nё Grammy pёr albumin e saj ’Back to Black’, kёngёtarja ka patur njё mal me skandale tё cilat as nuk ёshtё munduar t’ia fshehi publikut. Gjatё kёtyre 4 viteve kёngёtarja ёshtё pёrballur me abuzime alkooli, droge (qё e ka nisur me kokainё deri nё heroinё) dhe arrestime, rrugёn e tё cilave ajo ёshtё akoma duke e luftuar. Kёngёtarja ka muaj qё i ёshtё nёnshtruar terapisё sё rehabilitimit dhe ёshtё shfaqur nё gjёndje tё mirё shёndetёsore, ndryshe nga pamjet shokuese tё trazirave sё saj tё fundit.

Amy ёshtё duke shkruar dhe regjistruar albumin e saj, pёr tё cilin kritikuesit kanё dyshime nёse do tё jetё po aq i sukseshёm sa i pari. Zёdhёnёsi i tij nuk ka vonuar pёr t’i replikuar qё zёri i saj vazhdon tё jetё njёsoj, po aq i ngrohtё dhe potencial.

Nuk na ngelet gjё tjetёr veçse tё presim t’i rikthehet skenёs, duke shpresuar qё fati i kёsaj kёngёtareje tё mos jetё si ajo e Janis Joplin, Jim Morrison dhe Jimi Hendix.