Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 10:43

Rihanna në një intervistë së fundmi ka zbuluar se ajo dhe ‘vajza shembull’ Taylor Swift nuk do të përshtateshin në një performancë.

Taylor Swift ka pasur yje të panumërt të cilët i janë bashkuar asaj në skenë në turneun e fundit, por Rihanna nuk dëshiron të jetë një prej tyre.

Rihanna ka thënë se Swift është më shumë ‘vajzë model’ ndërsa ‘vajza e keqe’ nga Barbados nuk është dhe nuk beson se do të përshtateshin, transmeton lajmi.net.

Rihanna është gjithashtu shoqe shumë e mirë me Katy Perryn, me të cilën Swift nuk i ka punët fare mirë dhe është folur se Rihanna madje po bën një këngë kundër Taylor, si kundërpërgjigje për ‘Bad Blood’.