Lajme Shqip Wednesday, 14 November 2012 19:58

Nju-Jork- Ditët e fundit po flitet vazhdimisht rreth filmit të ri për James Bondin, “Skyfall”, ashtu që aktori kryesor, Daniel Craig, është në qendër të vëmendjes.

Ylli që luan agjentin sekret ka dhënë intervista të shumta për gazeta dhe televizione dhe është përgjigjur në pyetje nga më të ndryshmet.

Njëra nga pyetjet ka qenë se kë do ta dëshironte në filmin e radhës si ‘femrën e Bondit’, ndërsa 44-vjeçari nuk ka hezituar të përgjigjet duke thënë se Rihanna do të ishte zgjedhja e duhur.

Kjo deklaratë duket se i ka pëlqyer këngëtares, e cila menjëherë e ka komentuar në profilin e saj në Twitter.(LajmeShqip.com)