Lajme Shqip Friday, 25 November 2011 14:47

Këngëtarja 23 vjeçare, megjithëse larg Amerikës, ka bërë që festën e Ditës së Falenderimit ta festojë edhe në Dublin.

Në një klub nate ku ka shkuar me të gjithë stafin e saj, ajo ka shtruar për të gjithë të pranishmit atje, një darkë feste, ku padyshim tryezës nuk i mungonte gjeli karakteristik që gatuhet posaçërisht për atë ditë.

Rihanna, për të djerë disi atmosferën festive të kësaj dite larg familjes së saj, prenotoi klubin O’Donoghue për të organizuar festën.

Darka e ofruar për 100 të pranishmit përfshinte gjelin e detit me përshesh, perime, salca, makarona me djathë, patate të ëmbël dhe ëmbëlsirë me mollë të sheqerosur. (LajmeShqip.com)