Lajme Shqip Monday, 21 November 2011 10:25

Një gjimnaziste rebele, ky ka qenë imazhi i saj me aparancën në skenën e X Factor UK.

E shfaqur në skenë me veshjen e një shkollare gjimnaziste dhe me këpucë mjaft ekstravagante, ajo ka shokuar shumë organizatorë të këtij eventi kur kanë parë që në këpucët e saj jepej një mesazh mjaft banal.

“Fuck Off” shkruhej mjaft qartë në këpucët e saj. Performanca e saj në skenë ishte gjithnjë si një artiste energjike.

Por duket se organizatorët dhe në përgjithësi opinioni publik anglez është indinjuar nga ekstravaganca e saj, që është e papërshtatshme për shumë teleshikues të këtij programi të cilët janë minorenë.

“Duhej ta kishim marrë me mend që ajo diçka do të bënte. Është e pamundur që ajo të shfaqet pa u bërë objekt bisede,” ka thënë njëri prej organizatorëve. (LajmeShqip.com)