Lajme Shqip Thursday, 31 March 2011 07:51

Më 1 Prill në Rolling Stones Magazine do të dalë në kopertinë Rihanna e veshur me veshjet dhe lodrat e saj të seksit.

Ylli Barbadian tregon për jetën e saj seksuale, duke nxjerrë detajet se si i pëlqen ta bëj në shtrat.

 

Rihanna tashmë ka filluar të krijojë imazhin e saj nëpër botë me fotografitë e saj lakuriq edhe gjatë kohës së lidhjes me ish të dashurin Chris Brown. Super ylli tregon preferencat e saja seksuale përpos karrierës së saj të ngarkuar.

 

Ajo shprehet: “E di që jam mazokiste në shtrat, sepse më pëlqen që të më posedojnë dhe të ndjehem pronë e dikujt. Preferoj tё mё lidhin, zinxhirët dhe thuprat…”

Në këtë rrëfim të sajën, ajo bën të ditur se është e vetmja pjesë e jetës që e lë veten në ‘dorë‘ të tjetrit, pasi në jetën dhe karrierën e saj është një ‘shefe’ e vërtetë që i mban frenat në dorë.

 

Gjithashtu Rolling Stones Magazine tregon se këto shije të Rihannës lidhen edhe me fëmijërinë e saj, me babain e saj të alkoolizuar dhe të dhunshëm. Megjithëse ёshtё një artikull që mbase të lë pak shije të keqe, pritet që të jetë një bestseller të Premten, më 1 Prill 2011.