Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 13:12

Rihanna mendon se kolegia e saj me prejardhje shqiptare, Rita Ora ka “mungesë respekti” për të.

Këngëtarja nga Barbados është parë e zemëruar me 24 vjeçaren pasi ajo ka incizuar një këngë me ish të dashurin e saj, Chris Brown ku edhe do të paraqitet në klip me të.

“Nuk ka aspak dashuri mes tyre, por ky është edhe një shembull tjetër i asaj që Rihanna mendon se ka mungesë respekti nga Rita. Chris dhe Rihanna kanë një histori të gjatë dhe ajo është tronditur kur ka dëgjuar për ‘Body On Me’, posaçërisht për videon”, ka thënë një burim I afërt me këngëtaren, transmeton Klan Kosova.

Audio e kësaj kënge është lansuar ndërsa videoklipi pritet që të dalë për publikun me 21 gusht.

“Videoja është realizuar dhe do të shfaqet pas një jave e gjysmë dhe mezi pres që ju njerëz ta shihni. Mendoj se është njëra ndër videot më intime që kam bërë ndonjëherë, por është vërtet eksituese”, është shprehur vetë këngëtarja Ora.

Por duket se këngëtaret Ora dhe Rihanna kanë probleme të vazhdueshme me njëra tjetrën dhe marrëdhënia mes tyre është e acaruar.

“Ajo vërtet ka probleme me Ritën dhe ky ishte rasti i saj për t’iu hakmarrë” ka përfunduar burimi.