Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 13:43

Këngëtarja e mirënjohur, Rihanna ka konfirmuar se albumi i saj i ri ende nuk ka përfunduar, por ka premtuar se do të jetë i veçantë për fansat e saj.

Pas hiteve të këtij viti me “Bitch Better Have My Money”, “American Oxygen” dhe bashkëpunimit me Kanye Westin dhe Paul McCartneyn, “FourFiveSeconds”, thuhet se Rihanna tani është afër përfundimit të albumit të radhës, transmeton Koha.net.

Në një intervistë për NME, ajo ka thënë se albumi ende nuk ka përfunduar, madje për të nuk përfundon deri në momentin e lansimit zyrtar në treg. Albumi i saj titullohet “R8”.

“Nuk ka përfunduar. Për mua nuk përfundon deri në momentin e lansimit zyrtar. Gjithmonë kur postoj diçka fansat më pyesin “ku është R8?”. Kjo më bën shumë entuziaste, sepse nuk më pritet t’u jap atyre diçka të veçantë”, është shprehur Rihanna për NME.