Lajme Shqip Friday, 09 September 2011 14:58

Askush tjetër përveç Rihannës s’do të tregohej kaq e guximshme për të ndryshuar stilin e flokëve.

Me një model flokësh skarpat, plotësisht bjonde dhe xhinse që nxjerrin në pah linjat e nxehta të saj, Rihanna ka pozuar për linjën e re të xhinseve Giorgio Armani.

Në foto bukuroshja 23 vjeçare nga Barbados, qëndron përpara një makine klasike duke pozuar në mënyrë provokuese, të ngjashme tekstin e këngës së saj “S&M”.

Fituesja e çmimeve Grammy i bashkohet listës së vipave të tjerë që kanë pozuar bardhë e zi për stilistin italian, si psh. David dhe Victoria Beckham, Megan Fox, apo Rafael Nadal që ishte i fundit për të pozuar për linjën e të brëndshmëve intime për “Armani Underwear”. (LajmeShqip.com)