Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 16:15

Këngëtarja e mirënjohur do të jetë pjesë e sezonit të nëntë në “The Voice US”.

Blake Shelton, Adam Levine, Pharrell Williams dhe Gwen Stefani po ashtu rikthehen si mentorë, pasi ishin pjesë e “The Voice” në sezonin e shtatë, raporton BBC.

Rihanna do të jetë këshilltare kryesore për të gjithë trajnerët në sezonin e nëntë, transmeton Koha.net. Adam Levine përmes një postimi në twitter i ka uruar mirëseardhje për sezonin e ri të “The Voice”.

Sezoni i ri në Amerikë do të fillojë më 21 shtator.