Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 10:44

Pas përfoljes se Hamilton është në lidhje me këngëtaren Rihanna, në media ka filluar të lakohet një tjetër emër si i dashuri i saj aktual.

Megjithëse Riri nuk i pranon asnjëherë ato, ajo vazhdimisht përflitet për historitë e saj të dashurisë.

Sipas disa burimeve të fshehta njoftojnë se Rihanna është në një romancë me reperin më të mirë të momentit, Travis Scott.

Ata janë parë shpesh së bashku gjatë kohëve të fundit, por ajo që i ka vendosur “vulën” lidhjes së tyre është një kërcim shumë sensual që ata kanë bërë në një lokal nate.

Më pas çifti është takuar me Justin Bieber, reperin The Weeknd dhe Bella Hadid të cilët kanë pirë deri në orët e vona të natës.