Lajme Shqip Monday, 22 August 2011 13:03

Të mësuar me veshjen e saj provokative, gati e dalë në skenë me sytjena dhe të poshtme bikini, kësaj here Rihanna ka habitur me paraqitjen e saj në skenë me një veshje shumë të thjeshtë.

Me një këmishë të thjeshtë, të lidhur sipër belit dhe me një pal pantallona shumë të shkurtra, ajo ka dal për të performuar në skenën e “V Festival”. Ajo e ka ndezur skenën duke kënduar “What’s My Name”, “Rude Boy” dhe “Don’t Stop The Music”. Ndërsa hiti i saj “Umbrella” ishte ai që mbylli shfaqjen e saj.

Në performancën e saj është bashkëngjitur edhe reperi Eminem, një performancë e bukur e të dyve të këngës “Love The Way You Lie”. Por fatkeqësisht kjo perfomancë është shoqëruar me probleme të shumta teknike, aq sa në një moment të këngës audienca e pati të pamundur të dëgjonte Eminemin që këndonte.

Pavarësisht problemeve teknike, entuziazmi i madh për shfaqjen e Rihannës gjatë 80 minutave, nuk shpalli ndonjë pakënaqësi të dukshme nga fansat. Spektakli më vonë vazhdoi me Eminem dhe këngët e tij “My Name Is”, “Purple Pills” dhe “The Way I Am”. (LajmeShqip.com)