Lajme Shqip Monday, 18 June 2012 11:48

Me sa duket tensioni i krijuar mes Chris dhe Drake ka pasuar me një sherr mes të dyve në një klub nate në NYC. Këngëtari i këngës “Don’t wake me up” Chris Brown ka shpërndarë në Twitter një foto ku duket qartë një prerje e shëmtuar në mjekrën e tij.

Çdo gjë  mbrëmjen e takimit të tyre rastësisht në të njëjtin lokal, ku në debat e sipër shishet kanë filluar si fishekë në ajër teksa gjuanin njëri-tjetrin. Këtij agresioni që i është atij, Chris i ka bërë një koment:

“Si festohet me të pasurit… me njerëzit që më urrejnë? … Hahaha! Thjeshtë të gjuajnë me shishe sikur të jenë vajza. Turp për ta!”

Emri i personit që ka filluar sherrin akoma nuk është bërë i ditur, pasi dhe arsyet e incidentit ende nuk janë zbuluar, por Chris Brown po bashkëpunon me autoritetet e NYC për këtë çështje. Burime sekrete tregojnë që ishte repperi Meek Mill i cili filloi të gjuante me shishe ndaj Chris. Këtë gjë Chris nuk e beson aspak, prandaj dhe është shprehur “Unë dhe Meek kemi respekt të vërtet për njëri-tjetrin!”.

Sipas MailOnline, gjithçka filloi kur Chris i dërgoi Drake një shishe me shampanjë në formë ‘paqeje’. Por këtë shishe ai e mori mbrapsht bashkë me një shënim ku thuhej, “Unë jam duke dalë me dashurinë e jetës tënde, si të duket kjo?”. Dhe mbas kësaj gjithçka ka filluar të marrë drejtimin e gabuar.

Sipas burimeve të TMZ, reperi Drake ka deklaruar se nuk është përfshirë në asnjë sherr dhe se gjithçka ka ndodhur kur ai është larguar nga klubi. Drake ka mohuar plotësisht gjithçka duke thënë, “Unë nuk jam angazhuar në ndonjë veprimtari që të ketë përfunduar në dëmtim të ndonjë personi apo të ndonjë prone”.

Lokali ku ka ndodhur sherri është mbyllur nga policia pasi është duke investiguar mbi ngjarjen, prej se cilës ka pasur edhe dy persona te tjerë të lënduar rëndë. (LajmeShqip.com)