Lajme Shqip Friday, 28 June 2013 19:18

Këngëtarja Rihanna ka bërë një gabim në Twitter. Në fakt nuk dihet se prej kah e ka “prejardhjen” gabimi i saj.

Ajo ka shkruar në rrjetin social Tëitter, se “ka vdekur njeriu më i fuqishëm që ka ecur në tokë” duke iu referuar Nelson Mandelës.

“Nelson Mandela…një nga njerëzit më të fuqishëm që eci në tokë!!! Dërgoj lutjet e mia deri në qiell për ty”, ka shkruar Rihanna, raporton Huff.Post, pasiqë këngëtarja kishte menduar se Mandela ka vdekur.

Por Rihanna nuk ishte e vetmja që ia huqi me këtë postim. Ishte edhe kryeqyteti i Holandës, Amsterdami që mbajti një minut heshtje duke menduar se Mandela ka vdekur.

Në fakt, një Këshill i një lagjeje të Amsterdamit, u kishte bërë thirrje të gjithë qytetarëve për një minut heshtje në nderim të jetës dhe veprës së Mandelës.

Mandela, megjithatë është gjallë. Ai po vazhdon të përballet me sëmundjen në spital.