Lajme Shqip Saturday, 27 August 2011 11:09

Udhëtimi i saj nisi në Nice të Francës dhe më pas kaloi këto 5 ditët e fundit në një udhëtim përgjatë San Tropez, Kanës dhe në Sardenja të Italisë.

Shpenzimet e saja për të ngrënë dhe sidomos për të pirë shampanjë kanë qënë fantastike. Ekuipazhi që ajo ka punësuar, të cilët i paguan 100 euro për orë, thonë se shishet e shampanjës Laurent-Perrier që ata kishin porositur për një javë, në mënyrë të pabesueshme vajzat i kanë pirë brenda 1 dite.

Deri në mesditën e së hënës ato kishin boshatisur 12 shishe. Gjatë mbërmjeve të tyre ato kanë porositur Moët & Chandon Champagne, Grey Goose vodka dhe Red Bull, ku çdo faturë shkonte në mijëra euro.

Ndërsa e mërkura për ato ka qënë një mbasdite e rëndë. Pasi kanë tharë edhe disa shishe të tjera pijesh alkoolike gjatë drekës, ato vendosën që të shkonin të zhyteshin në gjirin San Fruttuoso në Portofino. Por në fakt nuk kanë bërë asgjë të tillë, pasi vajzat ishin tepër të dehura për t’u zhytur.

Dhe dje Rihanna ka mbërritur në Kanë, ndërkohë që nesër ajo pritet të marrë pjesë në MTV Music Video Awards në Los Angeles. Mbase për të ky do të jetë udhëtimi i parë prej 10 orësh, kështu që do të ketë mundësi të flejë gjatë udhëtimit. (LajmeShqip.com)