Lajme Shqip Thursday, 28 July 2011 13:46

Ajo po bёhet super e njohur me tendencat e saj tё veshjes dhe klipet muzikore kёrcёnuese.

Kёngёtarja 23-vjeçare arrin qё tё duket elegante dhe mё e sofistikuar gjatё mbrёmjeve me ndihmёn e aksesorёve qё i pёrzgjedh me shumё gusto.

Pozuar pёr revistёn ‘Glamour’ ajo duket e mrekullueshme me veshje tё Marc Jacobs dhe Christian Louboutin.

Nё intervistё ajo ka rrёfyer se i pёlqen qё t’i shokojё njerёzit me stilin e veshjeve tё saj.

“Kur pozoj mё pёlqen tё kem veshje qё kur njerёzit tё mё shohin, tё habitur tё thonё ‘Çfarё dreqin ka veshur ajo?!’ Unё e urrej paraqitjen dramatike, por edhe ajo perfektja mё mёrzit shpejt. Prandaj mё pёlqen t’i eksperimentoj shpesh kёto kombinime.

Unё dua tё jap njё shёmbull tё mirё dhe nё tё njёjtёn kohё tё jetoj jetёn time. Kohёve tё fundit njё pop star ёshtё kthyer nё  njё model dhe jo mё si thjeshtё rock star pёr tё bёrё art.”, ka thёnё ajo duke ju referuar kritikave qё ka marrё nga kёshilli prindёror pasi nxorri nё treg klipin e saj ‘Man Down’.

Pёr mё shumё shikoni fotografitё. (LajmeShqip.com)