Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 16:11

Ajo shquhet si një nga VIP-at që më shumë bën pushime sesa punon, e për ta vërtetuar këtë, Riri u kujdes të kalonte një tjetër ditë të paharrueshme dhe të pazakontë, teksa është fotografuar duke ushqyer e luajtur me një majmun të sapolindur apo disamuajsh buzë një pishine.

Rihanna ka shijuar pushimet e radhës në vendlindjen e saj, pikërisht në Barbados, por pavarësisht se e pazakonta qëndron te i vogli i majmunit, gjithçka tjetër është thjesht një ripërsëritje.

Këngëtarja 27-vjeçare shfaqi edhe njëherë format e saj të jashtëzakonshme teksa mbante veshur një palë bikini të zeza, që nuk lënë shumë vend për koment.

Edhe pse ylli i muzikës është përfolur së fundi për një lidhje me kampionin në fuqi të Formula 1, Lewis Hamilton, ende nuk kemi parë një konfirmim apo prani të tijën në krah të saj, por Rihanna u shfaq me disa mikeshat e saj.

Nga ana tjetër, ish-i dashuri i saj, Chris Brown, 26 vjeç, mësohet t’u ketë thënë fansave të tij se Rihanna do të mbetet “k…. e tij e përjetshme”.