Lajme Shqip Sunday, 11 December 2011 13:30

Ajo është një nga këngëtaret më seksi dhe me siguri që i ka zhgënjyer fansat e saj me rolin në filmin “Battleship”. Me një unifromë ushtarake dhe flokë të prerë shkurt, ajo mezi njihet.

Në pjesën e dytë të filmit ajo ka pjesët e saj më të rëndësishme. Në këtë film ajo luan përkrah aktorëve të famshëm Liam Neeson, Alexander Skaarsgard, Brooklyn Decker dhe Taylor Kitsch.

Me këtë film ka marrë jetë edhe dëshira e Rihannës për të eksploruar botën e aktrimit.

Filmi do të shfaqet në kinematë evropiane më 20 prill 2012 dhe në Amerikë më 18 maj 2012. (LajmeShqip.com)