Lajme Shqip Saturday, 26 November 2011 11:14

Klipi i postuar në  YouTube tregon Rihannën ashtu siç nuk e keni parë asnjëherë.

Tregon momente shumë të vogla por thelbësore të çdo njeriu: familjen. Ajo shfleton një album fotografish mes familjarëve të saj, ndërmjet të cilëve shfaqen edhe vizatimet e para të Rihannës kur ishte e vogël.

Diskutime mes familjarësh, nga bisedat më të thjeshta me shitësit e dyqaneve dhe deri tek preokupimi i vëllait të saj, i cili me sa duket, rri gjatë në FaceBook dhe i kushton kohë shoqërisë më shumë se sa detyrimeve të tjera.

“Nuk ka asgjë si familja,

Këta janë njerëzit që të bëjnë ty atë që je,

Ata të kanë ndihmuar të rritesh,

Ata janë përgjegjës për gjërat e panumërta që ke mësuar.

Është kujtimi i personit kush ke qenë,

Që i bën ata krenar për atë çfarë je sot,

Kur ata të japin diçka, ta japin nga zemra…

Nuk ekziston asnjë mënyrë se si mund t’i shpërblesh

Për atë çfarë kanë bërë për ty,

Por për ta nuk ka rëndësi shpërblimi material.

Për ta ka rëndësi fakti që e dinë se

Dashuria jote për ta nuk do të ndryshojë kurrë”…

Momente të rralla por të vërteta, të gjitha të komentuara nga reperi i famshëm Jay-Z. (LajmeShqip.com)