Lajme Shqip Thursday, 22 March 2012 13:03

Kaliforni – Është tabloidi anglez The Sun që ka raportuar ditën e sotme se këngëtarja 24-vjeçare është parë në orën 4 të mëngjesit duke dalë nga shtëpia e aktorit të famshëm amerikan Ashton Kutcher.

Rihanna mbrëmjen e kaluar është parë duke darkuar me shoqen e saj Melissa Forde dhe menjëherë mbas saj është drejtuar me makinë drejt shtëpisë së Ashton.

E veshur me një veshje kazuale por tepër seksi, teksa dilte nga restoranti ku kishte darkuar në Santa Monica, ajo është parë duke shkëmbyer mesazhe në celular; se me kë nuk e dimë me siguri. Por ajo çfarë dimë është se ajo ka kaluar mbrëmjen tek shtëpia e Ashton.

Në një koment të fundit Rihanna është shprehur se i pëlqejnë djemtë e ‘këqinj’, koment i cili i ka bërë mediat të spekulojnë mbi një lidhje të mundshme me ish të dashurin e saj Kris Brown. Por mos vallë cilësimi për djalin e ‘keq’ ka qenë etiketimi për Ashton Kutcher?

Kutcher 34- vjeçar u nda nga gruaja e tij Demi Moore përpara pak muajsh, pasi u zbuluan tradhtitë e tij jashtëmartesore. (LajmeShqip.com)