Lajme Shqip Tuesday, 12 July 2011 17:15

Kёngёtarja 23-vjeçare, Rihanna e ka shndёrruar emrin e saj nё njё industri tё vёrtetё.

Pasi u emёrua nё fillim tё vitit si ikona e linjёs kozmetike Nivea, tashmё ajo ka nёnshkruar edhe njё kontratё pёr tё qёnё ikona e Emporio Armanit.

Nё shtator, Rihanna pritet tё pozojё e veshur me Armani Jeans si dhe me linjёn e tё brendshmeve Emporio Armani Underëear. Mё pas kёto foto do tё shfaqen pёr koleksionin vjeshtё-dimёr 20011-2012.

Fotot qё Rihanna lançoi pёr Nivea-n, u pёrhapёn aq shumё, po aq sa edhe klipi i saj “S&M”. Nё disa foto tё bёra pёr 100-vjetorin e Nivea-s, kёngёtarja ka pozuar nё mёnyrё provokuese dhe pothuajse e zhveshur.

Rihanna, e cila deri tani ka ndёrruar shpesh herё stilin e saj tё flokёve, ka dёshirё qё tani t’i shokojё njerёzit me veshjet e saj. (LajmeShqip.com)