Lajme Shqip Tuesday, 18 August 2015 08:22

Rrena i ka këmbët e shkurtra thonë.

Basketbollistit të NBA-së, Matt Barnes, mund t’i pëlqente fakti që të ketë në krah yllin botëror të muzikës Rihannën, por gënjeshtra në televizion se mes tyre mund të ketë diçka e vënë atë në siklet.

Rihanna reagoi në Instagram pas deklaratave të dhëna nga ky basketbollist, që tha se po shoqërohej me këngëtaren, transmeton Koha.net. Barnes i tha TMZ-së se kishte dalë në një takim me këngëtaren.

“Rihanna është mikesh e imja tash për tash. Për momentin jemi miq, por të shohim deri ku do të shkojë kjo miqësi”, thotë ai.

Kjo deklaratë jo vetëm që e ka nervozuar, por edhe e ka lënduar këngëtaren, që thotë se është “single”.

“Gënjeshtar. Ajo nuk është me ty! Ajo nuk do të jetë kurrë me ty!”, shkruan këngëtarja në profilin e saj në Instagram, ku ka hiç më pak se 2.5 milionë ndjekës.