Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 11:00

Këngëtarja e popit thuhet se ka harruar hapur çezmën e dhomës së hotelit dhe se kur është kthyer ka gjetur gjithçka në ambjentin e saj të përmbytur nga uji.

Hoteli i famshëm i VIP-ave “The Savoy” e ka gjobitur këngëtaren me 3.100 dollarë, për të cilën thuhet se i është përgjigjur menjëherë detyrimeve të saj, pa bërë asnjë diskutim.

Ngjarja mendohet se ka ndodhur mbrëmjen e ditës së djelë, të javës së kaluar, kur këngëtarja ishte e ftuar në spektaklin e X-Factor për të kënduar, gjatë së cilit u bë pre e shumë spekulimeve. (LajmeShqip.com)