Lajme Shqip Saturday, 10 August 2013 10:16

Rihanna vazhdon të shijojë pushimet në vendlindje. Pasi la pas karnavalet (dhe faqet e para të gazetave dhe revistave rozë, për veshjen e zgjedhur) këngëtarja 25-vjeçare është fotografuar me grupin e miqve që e shoqërojnë në plazhet e Barbadosit, shkruan TCH.

Sigurisht, dimë që Rihanna ka qejf alkoolin dhe shpesh edhe konsumin e drogërave të lehta, por së fundmi zbulohet pasioni i ri i saj: futbolli.

Buzë detit ajo u fotografua duke luajtur futboll me miqtë në plazh dhe në disa raste u bë protagoniste e lojës duke shënuar, edhe pse gjatë gjithë kohës nuk lëshonte prej dorës gotën e birrës.