Lajme Shqip Saturday, 13 July 2013 16:45

Gjatë qëndrimit të saj në Monaco, këngëtarja Rihanna është parë nën shoqëri të ish të dashurit të këngëtares, Nicole Scherzinger, ylli i formulas, Lewis Hamilton.

Nicole dhe Lewis, ka pak ditë që i kanë dhënë fund lidhjes së tyre ndërkaq, duket si ylli i formulas nuk është se është brengosur edhe aq për këtë ndarje.

“Rihanna erdhi në ndejë rreth orës 3:30 dhe shkoi drejt e tek tavolina e Lewis. Ata më pas filluan të pijnë të këndojnë e vallëzojnë me njëri tjetrin deri në mëngjes”, tha një burim.

Nuk dihet ende a bëhet fjalë për një lidhje të mundhsme të mes të dyve. Kjo mbetet të merret vesh në ditët në vijim megjithatë, burime të afërta me Ririn thonë se ka shumë gjasa që ajo the Lewis të nisin nëj romancë marrë parasysh që të dy tashmë janë “zogj të lirë”.