Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 20:33

Me sa duket, Rihanna dhe Chris Brown janë “rikthyer” sërish bashkë!

Të dy janë takuar për të festuar ditëlindjen e Rihannës, e organizuar në Hearst Mansion të Beverly Hills. Sipas TMZ, Chrisi ka dashur që vizita e tij të mbetej sekrete dhe është munduar që t’i bënte të gjithë të ftuarit të nënshkruanin një kontratë konfidencialiteti, e cila i ndalonte të ftuarit të nxirrnin sekretin për vizitën e tij.

Incidenti i ndodhur para disa viteve e ka prekur rëndë karrierën e Chrisit dhe shumë fansa të Rihannës akoma e mbajnë mënd fytyrën e saj të mavijosur.

Veprimet e tyre kohëve të fundit kanë bërë që shumë njerëz të dyshojnë për një ribashkim të mundshëm midis tyre.

Pak javë më parë Chris pati postuar në profilin e tij në Twitter një mesazh që thoshte “Ti nuk e di se sa shumë të dua!”, ndaj së cilës pati marrë një reagim nga Rihanna me mesazhin “Do të të dua gjithnjë dashuria ime e parë!”.

A mendoni se Rihanna po i jep Chrisit një shans tjetër për t’u rilidhur? (LajmeShqip.com)