Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 07:52

Rihannёs nuk i besohet qё Britney ka pranuar tё bashkëpunojё me tё pёr version remix tё kёngёs “S&M”.

Kënga “S&M” shkaktoi shumë polemika kur u shfaq për herë të parë në fillim të këtij viti, për shkak të videos me pullë të kuqe që e shoqëronte. Por duke qёnё se u rendit e para nё klasifikimet e muzikёs pop, Rihanna mendoi qё tё realizojё versionin remix tё saj. Pёr kёtё gjё ajo ka kёrkuar opinionin e fansave tё saj, nё lidhje se me cilin kёngёtar do tё dёshironin qё ajo tё bashkpunonte pёr kёtё kёngё. Dhe pёrgjigjja e tyre nё masё ka qёnё: Britney Spears.

 

Rihanna, bukuroshja shumё provokuese nga Barbadia thotё se ka marrё frymё thellё kur lajmi i mbёrriti se Britney kishte pranuar tё bashkpunonte me tё.

 

“Ështё vёrtetё e çuditshme sepse Britney nuk ka pranuar asnjёherё bashkpunime tё kёtij lloji. Pёr mua ishte vёrtetё mahnitёs fakti qё ajo donte tё ishte pjesё e kёsaj kёnge. Kjo gjё e bёn kёtё kёngё vёrtetё speciale, sepse ka kohё qё nuk shihen mё dy kёngёtarё pop qё tё punojnё bashkё. Tani mund tё na quani thjeshtё R&B,” u shpreh Rihanna pёr Elvis Duran nё programin e mёngjesit ‘Monday morning’.

 

Por siç duket, kёrkesat pёr kёtё bashkpunim nuk kanё tё sosur! Menjёherё sa u publikua lajmi pёr bashkpunimin e tё dy vajzave pёr kёngёn, fansat e Rihannёs kanё lёshuar lutje pёrgjёruese edhe pёr realizimin e njё videoje tё pёrbashkёt.

 

“Shpresoj shumё qё ta bёjmё edhe kёtё video. Madje do tё mё pёlqente shumё qё t’ia rrihja me shuplaka vithet Britney-t”, thotё Rihanna duke buzёqeshur.