Lajme Shqip Monday, 08 August 2011 12:29

Pushimet e Rihannës në Barbados po bëhen një mënyrë publiciteti për të, gjë për të cilën ajo po kërkon të tërheqë vëmëndjen maksimalisht.

Dhe në fakt po ja rrin qëllimit shumë mirë. Kësaj here ajo është parë të dalë në plazh me kostum plazhi me fytyrën e Bob Marlyn të stampuar mbi të.

Ka festuar me shoqërinë në oqean me barkë dhe me birrë.

Megjithëse ajo është takuar gjithmonë me ish të dashurin e saj Negus Sealy, kësaj here 23-çarja duket se ka filluar të ketë një marrëdhënie të mirëfilltë me të, gjë të cilën e kanë konfirmuar miqtë e tyre.

Rihanna është duke punuar për albumin e saj të gjashtë dhe filmin e saj të parë, Battleship, që pritet të dalë vitin që vjen. (LajmeShqip.com)