Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 21:45

Suedi – Rihanna, së cilës i është dashur të paraqitet në skenë parmbrëmë në Suedi, i ka kërkuar falje fansave të saj duke postuar një foto të saj në Twitter duke marrë serum.


Në deklaratë ajo thoshte: “Më vjen keq për të gjithë ata që do të vinin në koncertin tim në Malmo të Suedisë. Unë mezi po prisja që të ngjitesha në skenë për ju…”
Këngëtarja 23 vjeçare, gjithashtu ka shtuar: “Do të kishte qenë shumë herë më mirë se sa… Se sa të jesh sëmurë me grip! Ufff! Jam shumë e mërzitur që nuk munda të jem atje.”

Mjekët e kanë paralajmëruar se po nuk bëri kujdes do të rrezikoj shumë shëndetin e saj. Ata i kanë ndaluar asaj që të dalë mbrëmjeve dhe të pi alkool.
Këngëtarja bajane është në përfundim të turit të saj botëror “Loud Tour”, i cili startoi në qershor. (LajmeShqip.com)