Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 11:05

Spanjë, 22 Mars  – Ndryshe nga shumë muzikantë apo aktorë të tjerë, pas rrëfimit të tij tё homoseksualitetit, Ricky Martin thekson se numri i fansave të tij është rritur ndjeshëm.

Ai deklaron se ka kaluar nga 500 mijё nё 1.8 milion fansa, dhe kjo nё Twitter.

Këngëtari portorikan ka marrё pjesё nё ndarjen e çmimeve nё “Glaad”, eveniment i cili ёshtё vetëm për artistët homoseksualë. Nё lidhje me homoseksualitetin e tij ai ёshtё shprehur: “Kam ndjekur një proçes të gjatë shpirtëror për 5 vjet dhe sidomos gjatë dy viteve të fundit ndjeva nevojë për t’u hapur me të gjithë botën”.