Lajme Shqip Wednesday, 13 April 2011 09:01

Shtatëmbëdhjetë ditë para se të zbarkonte në Prishtinë, hip hop artisti amerikan Busta Rhymes, ka anuluar koncertin e paralajmëruar për 29 prill. Bashke me këtë, ai ka anuluar edhe nëntëmbëdhjetë koncertet të tjera të parapara që të mbaheshin në qytetet evropiane.

E të gjitha këto i ka bërë përmes një e-maili të dërguar nga Americal Talents Agency, kompania që menaxhon këtë turne. Këte e ka konfirmuar edhe organizatori i koncertit në Prishtinë, Drin Zatriqi.

Komplet 20 koncertet e parapara janë anuluar, ka thënë Zatriqi. Sipas tij, kjo ka qene e befasishme dhe pa asnjë paralajmërim.

Na ka ardhur si dush i ftohte. Kur jamë zgjuar ne mengjesin e se martës e kam parë e-mailin, dhe kaq ka thënë Zatriqi.

Për të ka qenë befasuese mungesa dhe çfarëdo arsyeje e gjithë kësaj. Nuk japet asnjë arsyetim. Vetëm koncertet e paralajmëruara janë anuluar, ka theksuar Zatriqi, teksa ka shtuar se menaxherëve të tyre do tu kërkojnë llogari.

Çare nuk kane pa dhëne arsye. Na kanë bërë dëme të mëdha, ka thënë Zatriqi. Mirëpo ai thotë se shpresat që Busta Rhymes të vijë në Prishtinë ende nuk janë shuar. Ai ka thënë se menaxheret e Bustas kanë ofruara data të reja për koncert. Prej 15 deri me 19 Maj janë pesë datat qe janë ofruar për qytetet si Shkupi, Praga, Prishtina, Budapesti si dhe Zagrepi. Paraprakisht na është thënë se nësë organizatorët duan, mund ti mbajnë këto data, por me disa artiste të tjerë. Ne normalisht nuk kemi pranuar dhe na janë premtuar data të reja ka thënë Zatriqi. Por kjo sipas tij mund ti komplikoje gjerat pasi qe disa nga vendet ku kanë pasur të përformojnë Rhymes mund të kërkojmë data të njëjta. Në datat e reja mund të lindin konflikte mes organizatoreve sepse janë shumë qytete që kanë organizuar koncertin e Busta Rhymes, ka thënë Zatriqi. Bisedat ndërmjet këtyre organizatorëve kanë vazhduar gjatë natës së Martë dhe gjatë ditës se sotme (e Mërkurë), Zatriqi ka thëne se do të bëhet e ditur data e re. Ne nuk kemi shitur bileta. Mirëpo kemi pasur shumë të tilla të rezervuara. Por ky nuk është problem, ka thëne Zatriqi. Ai ka treguar se si në e-mailin e dërguar nga American Talent Agency thuhet se paratë që organizatoret kanë derdhur në xhirollogari të hip-hop artistit do t’u kthehën. Por Zatriqi nuk ka pranuar të zbuloje se sa ka derdhur ne konton e artistit për koncertin në kryeqytet. Lajmi i anulimit të turneut te Busta Rhymes nuk e ka trazuar vetëm Prishtinën.

Edhe ne Zagreb, ueb-faqja “Black Out Hip Top” ka lajmëruar publikun kroat se Busta Rhymes ka vendosur t’i anuloje koncertet ne Evrope të paralajmëruara për muajin Prill. Ueb-faqja shkruan se anulimi është bërë pa dhëne ndonjë arsyetim. Në kryeqytetin kroat koncerti i këtij artisti qe paralajmëruar të mbahej me 27 të këtij muaj.

Mbi pesë mijë biletat e shitura për koncertin e Busta Rhymes në Zagreb sipas organizatoreve atje do të jenë të vlefshme për koncertin e mundshëm të muajt Maj.

Busta Rhymes njihet me super hitet e tij si “Break Ya Neck”, “Touch it”, “Gimme Some more” dhe “Arab Money”… Gjithashtu Busta Thymes ka realizuar edhe 2 hite te reja ate me Tiesto “C’mon” si dhe “Look at me now” me Lil Wayne dhe Chris B Busta Rhymes  anulon koncertin e planifikuar për 29 Prill në Prishtinë