Lajme Shqip Saturday, 30 April 2011 06:19

Pasi nёn titra tё mёdha e kishin akuzuar se ajo ishte nёn ndikimin e substancave narkotike, Kate hodhi nё gjyq median e revistёs shumё tё famshme amerikane ‘Star’.

Pasi kishte lexuar titrat: “Katie DROGOHET” dhe “makthi ndaj varёsisё sё substancave narkotike” ajo ishte shokuar dhe menjёherё ka ngritur padi ndaj tyre.

Nuk ka vonuar reagimi i revistёs, e cila nuk e bёn publike shumёn monetare pёr dёmshpёrblimin, por shprehet nё njё deklaratё:

“Nё njё nga artikujt e fundit, ne –Star i kёrkojmё ndjesё zonjёs Holmes pasi ajo çfarё ne kemi shkruar ёshtё keqkuptuar. (E si mund tё kuptohet ndryshe?) Star i kёrkon publikisht ndjesё zonjёs Holmes pёr çdo keqperceptim tё lajmit tё tyre. Dhe pёr kёtё arsye media jonё do tё bёj njё donacion bamirёsie nё emёr tё saj, pёr hir tё çdo dёmi apo shqetёsimi qё ne mund t’i kemi shkaktuar.”, kёshtu mbyllet deklarat e tyre.

Mbas kёsaj deklarate Holmes shprehet se ishte e lumtur qё kjo çёshtje kishte pёrfunduar nё njё mёnyrё miqёsore dhe se tani mund t’i pёrkushtohej me qetёsi familjes dhe karrierёs sё saj.