Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 07:11

Subjekti i ri i filmit tё saj do tё jetё vrasja e Bin Ladenit.

Kathryn Bigelow ёshtё regjisorja e vetme femёr qё ka fituar çmim Oskar pёr regjinë mё tё mirё me filmin “The Hurt Locker”. Ajo ka qёnё duke punuar me njё skenar tё quajtur “Vrit Bin Laden” dhe ndihet me shumё fat qё vrasja e tij ka ndodhur pikёrisht kёtё periudhё. Kjo gjё e favorizon Kathryn pёr t’i dhёnё filmit tё saj njё pamje mё tё plotё dhe historike tё ngjarjes.

Duke patur parasysh entuaziazmin e shumё amerikanёve mbas lajmit qё dha Z. Obama, shumё njerёz mezi do e presin kёtё film dhe parashikohet se kjo punё mund tё sjellё me miliona fitime.

Fillimisht filmi bёnte fjalë për një mision të dështuar të forcave amerikane për të vrarë kreun e Al Kaedës në rajonin kufitar ndërmjet Afganistanit dhe Pakistanit.
Por, pas aksionit të djeshëm në Pakistan, versioni i ri i filmit do të plotësohet me “përfundim të suksesshëm”.