Lajme Shqip Monday, 21 September 2015 11:42

Korab Shaqiri ka sqaruar gjithçka mbi pjesëmarrjen e FSK-së në dasmën e tij.

Korab Shaqiri ka gjetur kohë që pas dasmës të sqarojë gjithçka që është folur ditët e fundit mbi atë se FSK-ja ka marrë pjesë në ceremoninë e martesës së tij, transmeton lajmi.net.

Korabi ka thënë se parase të aludohet në diçka, duhet të verifikohen informacionet pasi shoferi i makinës nuk kishte të veshur uniformën e gradës, por një uniformë që mund të ishte e ndonjë bendi muzikor, e qepur enkas për të vendosur simbolet kombëtare dhe ato të shtetit.

“SQARIM: Veshja nuk është e Gardës. I ngjan veshjes së bendit muzikor, veshje që është porositur enkas për këtë ditë sepse nëpër rruget e Maqedonisë kam dashur të duken simbolet e Kosovës dhe Flamuri Kombëtar. Sikur unë edhe çdo njeri tjetër në botën demokratike në këto raste mund ta ketë veshjen me simbole Angleze, Franceze dhe Amerikane. Kisha dashur që gazetarët, analistët dhe politikanët fillimisht ti verifikojnë informacionet e pastaj të flasin e të gjykojnë. I juaji, Korab Shaqiri.”