Lajme Shqip Tuesday, 19 July 2011 12:41

Gjatё kёsaj vere Rihanna ka qenё shumё e zёnё me turin e saj botёror “Loud”, megjithatё ajo ka gjetur kohё pёr t’i takuar disa nga fansat e saj mё tё mёdhenj pёrpara koncerteve.

Duhet thënë se disa prej këtyre fansave e kanë konsideruar veten me shumё fat, që kanë kaluar disa momente tё kёndshme me idhullin e tyre. Por njёri prej tyre ka qenё akoma me mё shumё fat, pasi Rihannёn e ka patur dёshmitaren e propozimit mё tё rёndёsishёm tё jetёs sё tij. Fotografitё e tregojnё mё sё miri kёtё moment. Dy dashamirёs tё devotshёm tё Rihannёs e kanё surprizuar kёngёtaren duke u fejuar nё sy tё saj. Kёngёtarja e hitit tё fundit “Man Down” ishte po aq e surprizuar nga ky gjest sa gjithё tё tjerёt pёrreth.

Nё fillim, Rihanna ёshtё trembur duke menduar qё propozimi ishte pёr tё. Por, kur ka kuptuar qё momenti surprizё dhe romantik i dedikohej vajzёs qё Rihanna kishte nё krah, ajo ka shpёrthyer nё lot gёzimi.

Çfarё mёnyrё e bukur pёr tё nisur njё kapitull tё ri tё jetёs, duke patur dёshmitare njё nga yjet mё tё mёdhenj botёror!!! (LajmeShqip.com)