Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 10:20

Dokumentari i drejtuar nga Keith Allen rreth vdekjes sё Lady Dianёs u paraqit nё festivalin e Kanёs duke shkaktuar njё reagim tё ethshёm nga media dhe tё gjithё.

Filmi ‘Vrasja e Paligjshme’ qё Allen e ka lançuar vetёm nё Kanё, nuk i ka kapёrcyer ende muret e kёsaj ndёrtese. Filmi nuk pёrqёndrohej nё jetёn e viteve tё fundit tё Dianёs dhe as nё marrёdhёnien e saj me Dodin, tё birin e Mohamed al-Fayed, por mё shumё nё kushtet qё ajo vdiq dhe nё kauzёn e saj. Filmi argumenton se shtypi britanik nuk ka paraqitur faktet e duhura dhe kjo pёr shkak tё ndёrhyrjes sё familjes mbretёrore.

Nё njё konferencё pёr shtyp, Allen tha se nuk kishte objektiv tё sulmonte familjen monarke. Gjatё kёsaj interviste u zbulua se dokumentari ishte financuar nga Mohamed al-Fayed, babai i Dodit, tё dashurit tё Dianёs qё vdiq bashkё me tё. I pyetur nga shtypi pёrse kishte lidhur marrёveshje pёr kёtё dokumentar pikёrisht me biznesmenin musliman, ai u pёrgjigj se askush tjetёr nuk kishte dashur tё investonte nё kёtё dokumentar pёrveç atij.

Gjatё dokumentarit thuhet se shfaqen fotografi tё Dianёs mbas aksidentit, tё cilat sipas Allen janё zmadhuar shumё nga shtypi duke u quajtur si tronditёse, pasi nuk janё tё tilla. Filmi nuk ёshtё aprovuar nё Angli pasi nuk janё marrё masa pёr çensurimin e tij. Kjo gjё i ёshtё kёrkuar Allenit, pikёrisht 87 çensurime, tё cilat ai nuk ka pranuar qё t’i bёjё!