Lajme Shqip Tuesday, 03 September 2013 11:16

Nuk e dimë në është rastësi, por mësohet se kryeministri i zgjedhur Edi Rama do të flejë sot në Shkodër tek e njëjta dhomë, ku pak muaj më parë, kryeministri në ikje, Sali Berisha pushoi për disa orë.

Në ambientet e hotel ‘Koloseu’ në Shkodër po zhvillohet sot mbledhja e dytë e qeverisë së re, ndërsa në përfundim të saj ministrat dhe vetë Rama do të kalojnë natën në këtë hotel.

Mësohet se Rama do të flejë në dhomën 216 të Hotel ‘Koloseu’, e njëjta dhomë ku Berisha pushoi për disa orë gjatë takimit që ka pasur me gazetarët e qytetit të Shkodrës, në kohën e fushatës për zgjedhjet e 23 qershorit./bw/